Arsenali ka kaluar në 1/8 e finaleve të FA Cup pas fitores 2-0 ndaj Portsmouthit në 1/8 e finales.
The Gunners e filluan keq takimin pasi Lucas Torreira u lëndua në minutën e 16-të dhe Mikel Arteta u detyrua të zëvendësonte atë me Dani Ceballos.

Skuadra londineze më pas filloi të merrte vetën nga ky çorientim dhe kaluan në epërsi me golin e Sokratis 45’.

Pjesa e dytë filloi edhe më mirë për Arsenalin që arritën të dyfishonin me anë të Edward Nketiah 51’.

Deri në fund të takimit, Topçinjtë kishin edhe disa raste, por Bukayo Saka dhe Nelson dështuan t’i konkretizonin ato.