Borussia Dortmund ka shënuar fitore me rezultat 3-2 si mysafir i Sevillas në kuadër të 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për Sevillan që arriti të shënoi me Suson në minutën e 7-të.

Por Dormtund u kthye shpejtë në lojë në minutën e 19-të, kur Erling Haaland asistoi te Mahmoud Dahou i cili shënoi për 1-1.

Nga ky moment ishte shfaqje e Haaland i cili gjeti rrjetën dy herë në pjesën e parë

Fillimisht shënoi (2-1) pas asistimit të Jadon Sanchos në minutën e 27-të.

Ndërsa dy minuta pa u mbyllur pjesa e parë norvegjezi shënoi për 3-1.

Krejt çka bëri Sevilla ishte barazimi i rezultatit në minutën e 84-të të ndeshjes.

Një harkim i Oscar gjeti më së miri në zonë Luuk de Jong i cili shënoi për 3-2.

Ndeshja kthyese duke parë potencialin sulmues të këtyre dy skuadrave, pritet të jetë sërish shum e bukur me gola.