Chelsea e ka mposhtur Atletico Madridin me rezultat 1-0 në përballjen e parë në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

The Blues nuk e filluan mirë takimin, pasi Mason Mount u ndëshkua me kartonë të verdhë dhe kështu do t’i mungojë skuadrës në përballjen e dytë.

Atletico Madrid sa nuk shënoi nga një gabim i portierit Eduard Mendy në minutën e dhjetë.

Thomas Lemar (14’) kishte më pas një gjuajtje të mirë nga një pasim i Luis Suarezit, por topi shkoi pranë shtyllës së majtë.

Chelsea më pas e mori veten duke krijuar disa shanse me anë të Mason Mount, Callum Hudson-Odoit e Timo Werner, por pa rezultat.

Ishte minuta e 71-të e takimit dhe më kryesorja kur Olivier Giroud shënoi një gol spektakolar me gërshërë.

Chelsea kishte edhe një tjetër mundësi të artë me Wernerin, por që nuk arriti të shënonte vetëm përballë Jan Oblakut dhe ndeshja mbaroi 0-1.

Blutë e Londrës në takimin e dytë që zhvillohet në muajin mars do të jetë pa Mason Mount e Jorginho, që janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.