Porto ka arritur ta mposhtë Juventusin me rezultat të ngushtë 2-1, duke e lënë të hapur për ndeshjen kthyese se kush do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi me gol për portugezët që në minutën e 2-të, por goli erdhi më shumë për meritë të italianëve.

Një top i kthyer keq nga Rodrigo Bentancur drejt portieri Wojciech Szczesny, u kap nga sulmuesi Mehdi Taremi i cili shënoi për 1-0.

Pas golit ndeshja ishte e dobët me të dy skuadrat që dështuan të prodhonin më shumë.

Në minutën e 41-të erdhi rasti i radhës kur Adrien Rabiot goditi me gërshërë, por portieri Agustin Marchesin ishte në vend.

Pjesa e dytë doli të jetë më interesante, pasi që e para ishte e dobët.

Me të filluar pjesa e dytë sërish Porto gjeti golin, që erdhi pas një kundërsulmi të shpejt.

Moussa Marega u fut bukur në zonë ku pranoi një pasim nga Wilson Manafa dhe goditi me të parën për të shënuar për 2-0.

Pas goli të dytë të pësuar Juventusi u gjuajt në sulm për të kërkuar të paktën një gol.

Ai goli erdhi në minutën e 82-të, ku Adrien Rabios futi një top në zonë, ndërsa Federico Chiesa me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-1.

Juvenusi kishte edhe dy gjysmë raste pas golit, por që nuk arriti të shënonte.

Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen kthyese që zhvillohet pas dy javësh në Torino.