Barcelona nuk ka arritur të bëjë një tjetër përmbysje sensacionale në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit që përfundoi me rezultat 1-1.

Parisienët e kishin fituar me rezultat 4-1 ndeshjen e parë në Camp Nou, ashtu që katalunasit ndodheshin përballë një misioni të pamundur në Parc des Princes.

Pas gjysmë ore lojë, parisienët kaluan në avantazh me golin e Kylian Mbappe të realizuar nga pika e bardhë.

Nga ky moment, katalunasit duhej të shënonin katër gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në skenë doli i jashtëzakonshmi Lionel Messi, i cili dëshmoi prezencën e tij në fushë duke reaguar shpejt për ta barazuar rezultatin. Ai pranoi një top nga jashtë zonës, krijoi hapësirë dhe goditi me një trajektore që u ndal vetëm në rrjetë (37’).

Një moment të artë për t’i kaluar mysafirët në epërsi e pati argjentinasi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur pas rrëzimit të Antoine Griezmann në zonë, gjyqtarin akordoi penallti.

Leo Messi e mori përgjegjësinë, mirëpo goditjen e tij e mbrojti portieri Keylor Navas dhe me ndihmën e shtyllës pengoi golin e dytë.

Dominimi i vizitorëve vazhdoi edhe në fraksionin e dytë përmes rasteve të Lionel Messi e Trincao, mirëpo mungoi finalizimi.

Të njëpasnjëshme ishin aksionet deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, megjithëse mungoi konkretizimit.

Barcelona largohet nga Liga e Kampionëve në 1/8 e finales, ndërsa Paris Saint-Germaini do të luajë në çerekfinale.