RB Leipzig ka shënuar fitore edhe në ndeshjen kthyese ndaj Tottenhamit, me rezultat 3-0, duke kaluar në çerekfinale.
Gjermanët kanë treguar se janë më lartë se anglezët në këtë takim, kjo edhe fal mungesave të mëdha që i kishte Jose Mourinho.
Ndeshja nisi shumë mirë për Tottenhamin që arriti të shënojë që në minutën e 10-të.
Austriaku Marcel Sabitzer shënoi me një goditje të bukur nga jashtë zonës për të kaluar skuadrën e tij në epërsi prej 1-0.
Një harkim nga e majta që erdhi në zonë gjeti kokën e Sabitzer 21’ që shënoi për 2-0.
Emil Forsberg 87’ shënoi në fundin e ndeshjes për 3-0.
Me fitore 4-0 me rezultat të përgjithshëm, RB Leipzig kalon në çerekfinale.