Manchester United ka shënuar fitore si mysafir i Derby Countyt me rezultat 3-0 për të kaluar në çerekfinale të FA Kupës.
Ndeshja nisi si e barabartë, pasi të dy skuadrat ishin të kujdesshme.
Për të parë golin e parë u desh të pritej minuta e 33-të kur Luke Shaw shënoi për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë në këtë takim. Odion Ighalo shënoi për 2-0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Ishte minuta e 70-të e takimit, kur Ighalo mbylli ndeshjen kur shënoi golin e tretë.
Për Derbyn në këtë ndeshje luajti edhe Wayne Rooney, legjenda e Manceshter United, i cili kishte rast të mirë të shënonte në minutën e 90-të.
Me këtë fitore Manchester United kalon në çerekfinale ku do të ndeshet me Norwichin.