Atalanta e ka mposhtur 4-1 Valencian në përballjen e parë në kuadër të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Golat për skuadrën italiane i shënuan Hans Hateboer (16’/62’), Josip Ilicic (42’) dhe Remo Freuler (57’), ndërsa për ‘Lakuriqët’ shënoi vetëm Denis Cheryshev (66’).
Atalanta ishte dukshëm skuadër më e mirë dhe futbollisti më i mirë i ndeshjes ishte sulmuesi slloven Ilicic.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte Eliaquim Mangala.