Bayern Munich është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores prej 3-0 si mysafir i Chelseas në ndeshjen e parë të të tetës së finales që u zhvillua në Stamford Bridge.

Me gjithë rastet e të dyja skuadrave, në pjesën e parë nuk pati gola, ashtu që ekipet shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes.

Fillimi i gjysmës së dytë ishte fatal për Blutë. Bavarezët i shënuan dy gola të njëpasnjëshëm, ndërsa në të dyja rastet ishin të përfshirë të njëjtit futbollistë.

Robert Lewandowski dhuroi një asistim të mrekullishëm te Serge Gnabryt, i cili doli para portës së zbrazët në golin e parë (51’), ndërsa në realizimin e dytë (54’), sulmuesi polak sërish ishte fantastik me asistin e tij drejt anësorit gjerman, i cili kësaj radhe e mposhti portierin Wlfredo Caballero.

Mysafirët nuk u ndalën këtu, ata e shënuan edhe golin e tretë me Lewandowskin e shënoi golin e tij (76’), ndërsa gjithë punën e kreu Alphonso Davies, i cili e dhuroi asistin.

Nga fundi i ndeshjes (83’), vendasit mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë, meqë Marcos Alonso u përjashtua me karton të kuq pas konsultimit të sistemit VAR.