Benfica ka hedhur një këmbë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Skuadra portugeze ka fituar 2-0 në fushën e Club Beugge në ndeshjen e parë dhe ka një avantazh të ndjeshëm për të administruar në sfidën e kthimit.
Belgët kërkuan në fillimin e sfidës me Lang që të gjenin një gol të shpejtë, por Benfika u përgjigj mjaft mirë duke mbyllur hapësirat, teksa provoi në të gjitha mënyrat që të gjente golin e avantazhit, duke shpërdoruar disa mundësi të mira. Goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë, kur Zhoao Mario kaloi në avantazh skuadrën mike me një penallti.
Kjo ia bëri shumë më të thjeshtë Benfikës që të administronte lojën dhe të provonte me kundërsulme që të godiste përsëri portën. Në fund, një insistim i Neres solli edhe gabimin e prapavijës së vendasve me brazilianin i cili shënoi golin e dytë të sfidës dhe i dha kështu Benfikës një fitore bindëse që afron pjesëmarrjen mes 8 skuadrave më të mira të turneut.
CLUB BRUGGE – BENFICA 0-2.
50′ (pen) Joao Mario, 88′ Neres
Club Brugge (4-2-3-1): Minjole; Klinton Mata, Hendri, Meshele, Meijer; Odoi, Oniedika; Bjukanan, Vanaken, Souat; Lang.
Benfica (4-2-3-1): Vlakodimos; Bah, Otamendi, Antonio Silva, Grimaldo; Çikinjo, Florentino; Aursnes, Zhoao Mario, Rafa Silva; Gonçalo Ramos.