Lioni ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në përballje me Juventusin në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Francezët u treguan më të mirë dhe rrezikuan më shumë në pjesën e parë, ndërsa në anën tjetër Juventusi përveç një dominimi të vogël të posedimet me raste ishte dobët.

Rasti i parë erdhi në minutën e 21-të, ku Karl Toko Ekambi gjuan bukur, por jashtë porte.
Në minutën e 31-të erdhi goli. Houssem Aouar asiston në zonë për Lucas Tousart i cili shënon për 1-0.

Në pjesën e dytë Juventusi e filloi më seriozisht, duke tentuar të bëjë më shumë në fazën e sulmit.
Në minutën e 71-të Alex Sandro pason në zonë te Paulo Dybala, por ky i fundit gjuan jashtë.
Në minutën e 84-të, Aaron Ramsey harkon bukur në zonë për Ronaldon, ky i fundit pengohet paksa, por godet jashtë.

Tjetër rast i mirë për Gonzalo Higuain, i cili gjuan, por topi shkon jashtë.
Lyon në pjesën e dytë u mbrojt më shumë, por mori një rezultat të mirë për ndeshjen kthyese, që zhvillohet pas dy javës në Allianz Stadium .