Ndeshja mes Juventusit dhe Genoas doli të jetë e bukur dhe me shumë gola, ku në kohën shtesë bardhezinjtë shënuan fitore me rezultat 3-2.
Juventusi e nis shumë mirë ndeshje duke që në minutën e dytë.
Një pasim i Giorgio Chiellini e gjen shumë mirë Dejan Kulusevskin i cili pranon topin me një lëvizje të bukur dhe shënon për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë për Juven, kur Alvaro Morata pranon një top nga Kulusevski, ku spanjolli shënon për 2-0.
Por nuk vonoi shumë dhe Genoa u kthye në lojë me Lennart-Marten Czyborra i cili shënoi me një goditje në kokë për 2-1.
Juventusi në këtë pjesëlojë kishte edhe tre raste të mira, por që nuk arriti të shënojë.
Në pjesën e dytë në fillim të dy skuadrat kishin nga një rast të mirë me Alvaro Moratan dhe Marko Pjacan, por pa sukses.
Në minutën e 74-të Genoa barazoi rezultatin, kur një goditje e bukur e Filippo Melegonit përfundoi në rrjetën e Gigi Buffon.
Deri në fund edhe pse skuadrat provuan, nuk kishte më gola dhe ndeshja në kohën e rregullt u mbyll baras.
Në kohën shtesë Juventusi arriti të gjejë një herë golin me Hamza Rafian për 3-2.
Juventusi pas kësaj fitoreje kaloi në çerekfinale të Kupës së Italisë.