Barcelona ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Që nga fillimi i takimit Barcelona dominoi, duke gjetur golin e parë pas 10 minutave lojë Ivan Rakitic harkoi bukur nga këndi, ndërsa mbrojtësi francez Clement Lenglet shënoi për 1-0.

Katalunasit nuk vonuan dhe pas 13 minutave shënuan edhe golin e dytë, kur kësaj radhe realizoi kapiteni Messi pas një aksioni individual.

Krejt në fund të pjesës së parë, Luis Suarez shënoi nga penalltia për 3-0, para se një minutë më vonë Lorenzo Insigne i Napolit të realizoi për golin e nderit 3-1, edhe ky nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë nuk kishte raste të pastra dhe nuk pati ndryshim të rezultatit dhe mbeti ai i pjesës së parë.

Kësisoj katalunasit kanë siguruar plasmanin në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas 180 minutave ndaj Napolit.