Gazetari Berat Buzhala, dhe drejtori i Supersport, Dritan Shakahoxha, janë ‘përplasur’ në emision për çështjen e bashkimit të shqiptarëve në një kombëtare.

Gjatë emisionit Pressing në televizionin T7, Shakohoxha ka deklaruar se për një kohë jo shumë të gjatë shqiptarët do të bashkohen në një kombëtare futbolli.

Sipas tij së pari duhej të ndodhë së pari bashkimi i dy shteteve shqiptare dhe më pas të ndodhte bashkimi në një kombëtare të vetme futbolli.

‘Unë kur luajnë në një orë ekipet tona më duhet t’i shikoj të dyjat. Nuk mundem të mos i shikoj djemtë e Kosovës’, ka thënë Shakohoxha.

Buzhala ndërkohë ka ndërhyrë duke kundërshtuar bashkimin në një kombëtare.

‘Nuk mund të largohet kombëtarja e Kosovës pa u bërë një bashkim kombëtar. E çmoj sinqeritetin e Shakahoxhes dhe vullnetin e tij. Por politikanët tonë nuk punojnë për bashkim kombëtar. Edi Rama dhe parlamenti shqiptar nuk flasin asnjëherë për këtë punë. Në federatën shqiptare nuk ka pasur përfaqësues nga Kosova përkundër se ekipi ka pasur shumë lojtar nga Kosova’, është shprehur Buzhala.

Sipas tij përderisa nuk bashkohen dy shtetet, atëherë nuk duhet as të heqim dorë nga kombëtarja e Kosovës.