Sezoni i transferimeve i verës në Ligën Premier ka sjellur mjaft blerje të mëdha dhe interesante. Klubi më aktiv ka qenë padyshim Chelsea që ka kryer 6 blerje të mëdha, ku 4 nga to janë në ‘top 10’ blerjet më të shtrenjta të këtij sezoni.

Media Sky Sport ka përpiluar një listë me 10 blerjet më të shtrenjta të kësaj vere, ku Kai Havertz kryeson listën:

10.Rodrigo (sulmues) – Nga Valencia te Leeds United: 30 milionë euro

9.Ollie Watkins (sulmues) – Nga Brentford te Aston Villa: 30.8 milionë euro

8.Giovani Lo Celso (mesfushor) – Nga Real Betis te Tottenham: 32 milionë euro

7.Donny van de Beek (mesfushor) – Nga Ajax te Manchester United: 39 milionë euro

6.Fabio Silva (sulmues) – Nga Porto te Wolverhampton: 40 milionë euro

5.Hakim Ziyech (sulmues) – Nga Ajax te Chelsea: 40 milionë euro

4.Nathan Ake (mbrojtës) – Nga Bournemouth te Manchester City: 45.3 milionë euro

3.Ben Chilwell (mbrojtës) – Nga Leicester City te Chelsea: 50.2 milionë euro

2.Timo Werner (sulmues) – Nga RB Leipzig te Chelsea: 53 milionë euro

1.Kai Havertz (sulmues) – Nga Bayer Leverkusen te Chelsea: 80 milionë euro