Në futbollin e ditëve të sotme suksesin e ekipeve po e përcaktojnë paratë.

Transfermarkt që merret me vlerat e futbollistëve, ka shpërndarë në rrjetin social “Instagram” një postim që tregon qartë vlerat e secilës skuadër që ka marr pjesë në Ligën e Kampionëve.

Në këtë postim shihet se klubet që kanë kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt janë pikërisht ato me vlerën më të madhe në treg, duke i eliminuar të dobëtat.

Në secilin grup, dy ekipet më të kushtueshme kanë prerë bletën për në fazën tjetër.

Ky faktor tregon më së miri se paraja është e rëndësishme për një ekip futbolli në kohët e sotme.