Italia do të ketë një paraqitje të rinovuar në Euro 2020. Kombëtarja e Roberto Mancinit, e cila muajt e fundit ka luajtur ndeshje zyrtare dhe miqësore duke prezantuar uniformën e gjelbër speciale dhe të bardhën, do të mbajë modelin e “Rilindjes” edhe për uniformën tradicionale blu.


Në sfond mund të shihni grafika të frymëzuara nga lëvizja artistike, tema e kompleteve për Euro 2020 të kombëtares italiane.
Detajet e jakës dhe mëngës do të jenë të zeza.