71 raste të reja me koronavirus dhe 3 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 2 964.
Tre qytetarë një 63-vjeçar nga Lezha, një 65-vjeçar nga Tirana dhe mjeku 69-vjeçar nga Puka kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.
Të infektuarit e rinj janë 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier. Një rritje alarmante në Elbasan ku dy banka të nivelit te dytë dhe dy familje janë vatra infeksioni.Në spital janë të shtruar 78 pacientë, 8 prej të cilëve në terapi intensive, dhe dy prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 459 testime për të dyshuar të prekur me COVID19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.


Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 28 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 2964 të infektuar,
– 79 viktima;
– 1702 të shëruar,
– 1183 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 3 korrik sipas qarqeve është:

Tiranë, 409 pacientë aktivë,

Durrës, 209 pacientë aktiv,

Shkodër, 158 pacientë aktivë,

Vlorë, 117 pacientë aktivë,

Fier, 46 pacientë aktivë,

Lezhë, 57 pacientë aktivë,

Korçë, 32 pacientë aktivë,

Kukës, 21 pacientë aktivë,

Elbasan, 13 pacientë aktivë,

Berat, 8 pacientë aktivë;

Gjirokastër, 10 pacientë aktivë.