Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, prej vitesh është shpërngulur dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo është e martuar me hokeistin çek Jakub Kindl, me të cilin kurorëzoi dashurinë me martesë në qershor të vitit 2018.

Afërdita është mjaft e ndjekur dhe aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Dreshaj u ka mundësuar fansave që t’i parashtrojnë pyetje përmes pyetësorit të InstaStory-t, dhe si rrjedhojë ajo do t’iu përgjigjej.

Në një nga pyetjet më interesante, asaj se nëse “bashkëshorti i saj di të flasë shqip?, Dreshaj iu përgjigj kësaj pyetje me një video.

Ajo e incizoi bashkëshortin e saj Kindl, duke i kërkuar që të flasë diçka në shqip, dhe mesa duket hokeisti çek i ka mësuar disa fjalë.

“Mos, të dua shumë shumë, shpirti, loçka”, janë disa nga fjalët që burri i këngëtares dhe modeles shqiptare tha përgjatë videos.

Edhe pse jetojnë në Amerikë, Afërdita dhe Jakub vijnë herë pas here për vizitë te familjarët e tyre në Evropë, përkatësisht në: Shqipëri, Mal të Zi dhe Çeki.