Agjenti i sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez (1997), Alberto Yaque ka paralajmëruar Barcelonën se nuk janë klubi i vetëm që e do argjentinasin, pasi do të ketë konkurrencë të fortë për shërbimet e tij.

Yaque ka zbuluar se 4 nga klubet më të mira të Evropës kanë deklaruar interesin e tyre për sulmuesin argjentinas duke ashpërsuar garën për të nënshkruar njërin nga emrat më të nxehtë në futbollin botëror.

E vërteta është se përveç Barcelonës, kam marrë telefonata nga Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City. Nuk ka asgjë zyrtare për momentin sepse Lautaro është shumë mirë te Interi”, ka thënë Yaque për Mirror.

Pep Guardiola dëshiron të formojë një dyshe sulmi me Martinezit si partner me bashkëkombësin e tij, Sergio Aguero, ndërsa pas disa sezonesh pasues i tij.

Frank Lampard beson se ylli i Interit mund të shtojë një forcë të madhe në një sulm që i ka munguar Eden Hazardi këtë sezon.

Barca dëshiron që Martinez të zëvendësojë Luis Suarezin, ndërsa Reali ka nevojë të madhe për përforcime pas dështimit të Luka Jovicit.