Ajo shpërtheu në skenë me një shfaqje të nominuar për ‘Oscar’ në filmin e vitit 1960 “The Dark at the Top of the Stairs”dhe vazhdoi në një karrierë të gjatë në film, në televizion dhe në skenë.
Shirley Knight, e cila në një karrierë të gjatë filmi, televizioni dhe skene fitoi dy nominime për ‘Oscar’ ndërsa ishte akoma në të 20-at, fitoi një çmim ‘Tony’ në 1975 dhe më vonë fitoi tre çmime ‘Emmy’, vdiq të mërkurën në San Marcos, Texas.
83-vjeçarja ishte në shtëpinë e vajzës së saj, Kaitlin Hopkins kur vdiq, konfirmoi znj. Hopkins, gjersa nuk specifikoi një shkak të vdekjes.
Çmimi i parë ‘Emmy’ i zonjës Knight erdhi në 1988 për një shfaqje të ftuar në “Thirtysomething”. Ajo fitoi dy të tjerë në 1995, një për një rol të ftuar në “NYPD Blue” dhe një për “Indictment: The McMartin Trial”.
Ajo po ashtu ishte e pranishme edhe në një sërë serish tjera në vitet 1960 si “The Limits Outer”, “The Fugitive”, “The Virginian”, dhe në seri të mëvonshme si “Murder, She Wrote”, “Matlock”dhe “Ally McBeal”