Alban Skenderaj vazhdon të jetë ndër artistët më të preferuar për audiencën e gjerë. Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka sjell në treg projektin më të ri muzikor.

“Jolie” mban titullin kënga, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Lorenc Aliaj.

Teksti është shkruar nga vet këngëtari dhe njëherësh kantautori, kurse për pjesën vizuale ai ka zgjedhur vetëm një fotografi.