Lamtumira e Joaquin Correas (1994) hap derën e rikthimit të Alexis Sanchez (1998) te Nerazzurri pas një viti.
Kiliani, kujtojmë, është futbollist i lirë pasi luajti në Olympique Marseille sezonin e fundit. Ditët e fundit ai u kishte dërguar sinjale të qarta zikaltërve duke shprehur vullnetin e tij për t’u rikthyer te Interi, dëshirë që do të realizohet zyrtarisht nesër, më 25 gusht, pasi të kenë përfunduar testet mjekësore.

Kiliani do të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare për një pagë neto 3 milionë euro (bruto 5.5 milionë euro) në sezon me opsion edhe për një vit tjetër.