Carlo Ancelotti thuhet se do t’i fillojë disa ndryshime në skuadrën e Evertonit që në sezonin e transferimeve të janarit.
I pari që ai dëshiron në ekipin e tij është kolumbiani James Rodriguez (1991) me të cilin punoi së bashku edhe te Bayern Munich.
El Desmarque raporton se Real Madridi është i gatshëm që ta shesë Jamesin në muajin e ardhshëm, por kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij.
Ish-lojtari i Portos dhe Monacos nuk po luan standard te Los Blancos dhe largimi i tij është i pashmangshëm.
Së dyti Ancelotti po planifikon që ta transferojë edhe francezin Adrien Rabiot (1995) nga Juventusi në muajin janar.
Mesfushori francez ka dështuar të përshtate te Zonja e Vjetër dhe është i lirë të largohet në janar.
Trajneri italian ka filluar bisedimet me nënën e mesfushorit, që njëherësh është edhe agjentja e tij e marrëveshja mund të mbyllet në shumën e 25 milionë eurove.