Mesfushori Andreas Pereira (1996) po kryen testet e tij mjekësore për Lazion pasi do të transferohet si huazim nga Manchester United.
Braziliani ka rënë poshtë hierarkisë në Old Trafford pas ardhjeve të Bruno Fernandes dhe Donny van de Beek, situatë nga e cila ka përfituar Lazio e Serie A që duket se është bindur ta marrë, me 24-vjeçarin në foto duke kaluar mjekësinë e tij në Romë.
Djajtë e Kuq mbrëmë konfirmuan se Pereira pritet të bashkohet fillimisht me ekipin e Simone Inzaghi si huazim për sezonin 2020-2021 teksa Lazio atëherë do të ketë një mundësi për ta blerë atë për 24 milion euro verën e ardhshme.