Forca e Ligjit kthehet në njësi speciale, OFL, grupi i grnitur prej gjashtë muajsh i trajnuar për të goditur pasuritë e eksponentëve të kriimt të organizuar. Ky ligj do të jetë i përkohshëm tha kryeministri Edi Rama, ndërsa Shqiptarja.com mëson se ai do të funksionojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Edhe prokurorët dhe gjyqtarët pjesë e ligjit anti-mafie deri në ngritjen e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Rama sfidon politikanët: Vila në Surrel u faturua 100%! Jeni gati të bëjmë trasparencë mbi vlerat e shtëpive të gjithsecilit?! (VIDEO)
Rama për fluturimet business class të Kryemadhit dhe Bashës

TIRANE- Me konsultimin e ekspertëve izraelitë, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të “digjen” në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar.

Kryeministri Edi Rama gjatë një prezantimit të gjatë publik të kësaj pakete, tha se policia do tu sekuestrojë pasuritë kriminelëve, duke i lënë me barrën e provës në gjykatë të burimit të pasurisë, në të kundërt, do të rikthehen në burg për pasuri të paligjshme. Ndërkohë, deri në krijimin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Anti-KÇK do të ketë subjekt të saj edhe prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar (prej motos të së cilëve ka marrë emrin edhe kjo paketë, kap ç’a të kapësh) të cilët do të jenë pjesë e ligjit anti-mafie.

Forca e ligjit e ngritur prej vitit 2017 dhe që ka dhënë rezultate konkrete në goditjen ndaj grupeve kriminale, tashmë do të kthehet në njësi speciale me ligj dhe do të jetë pjesë e strukturës operacionale të Policisë së Shtetit në nivelin më të larë.

“Kjo është OFL-ja një grup i ngritur prej më shumë se gjashtë muajsh i trajnuar për këtë ditë dhe është gati të fillojë operacionin. Për mision ka si fillim ekzekutimin e akteve të sekuestrimit preventiv të pasurive të eksponentëve të organizuar “, theksoi Rama.

Drafti, për të cilin qeveria shqiptare është duke punuar ende deri në përmbylljen e tij, pritet të kalojë të hënën me akt normativ (pra merr fuqi prej nisjes së javës së re) dhe më tej t’i kalojë Kuvendit për votim (brenda 45 ditëve). Konsulenca kryesore ka qenë me një grup ekspertësh nga Izraeli për të marrë përvojën e tyre nga e ashtuquajtura “Fauda” e forcave komando izraelite në kapjen apo eliminimin e elementëve të rrezikshëm terroristë në Izrael dhe Palestinë.

Ky ligj do të jetë i përkohshëm tha kryeministri Edi Rama, ndërsa Shqiptarja.com mëson se ai do të funksionojë deri në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.