Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, ka publikuar ditën e djeshme këngën e re.

“Dashni” mban titullin projekti i saj i ri, të cilin e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Artistja po ashtu ka bërë një paraqitje të mahnitshme, teksa në disa sekuenca ka vënë në fokus linjat në bikini.

Muzikën e ka bërë vet Peristeri, e cila po ashtu është përkujdesur edhe për tekstin e këngës së saj.

Anxhela po vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për vokalin e veçantë dhe projektet që herë pas here sjell.