Mbrojtësi i qendror spanjoll Pablo Mari Villar (1993) udhëtoi të shtunën me drejtorin teknik të Arsenalit, Edu për testet mjekësore pas një marrëveshje prej 7.5 milion stërlinash të arritur të premten.

26-vjeçari kishte një seri huazimesh ndërsa ishte pronë e Manchester Cityt duke luajtur te Girona, NAC Breda dhe Alaves.

Mari ishte në radhët e Mallorcas para se të bashkohej me Manchester Cityn në vitin 2016.

Mari nënshkroi për Flamengon vitin e kaluar për vetëm 1 milion stërlina pasi nuk arriti të bëjë një paraqitje të vetme për Cityn gjatë 3 viteve të tij në klub.

Ai bëri përshtypje dhe pati interes nga klubet e tjera angleze, por iu dha mundësia të transferohej në Flamengo ku vazhdoi të fitojë Ligën e Brazilit dhe Copa Libertadores.