Mesfushori Granit Xhaka (1992) nuk e sheh më veten pjesë të “Topçinjve” pavarësisht se trajneri i tij i ri kërkon t’i japë një shans të dytë. Debati me tifozët e Arsenalit dhe heqja e fanellës gjatë një ndeshje, ka bërë që marrëdhëniet e tij të mos jenë më të mirat.

Sipas mediave britanike mësohet se trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është gati të sakrifikojë futbollistin shqiptar Granit Xhaka për të siguruar transferimin e mesfushorit të Leicester Cityt, Wilfred Ndidi (1996).

Arsenali ka përgatitur ofertën për blerjen e 23-vjeçarit nigerian duke ofruar Xhakën plus 40 milionë stërlina (46 milionë euro.)

Futbollisti afrikan renditet si lojtari i dytë në kampionatin anglez me ndërhyrjet më të sakta dhe shihet si element kyç për strategjinë e trajneri të ri.