Sipas Express co UK, Aston Villa ka shënjestruar polakun Krzysztof Piatek (1995), duke ofruar 26 milionë stërlina (30 milionë euro) për sulmuesin e Milanit.

Kuqezinjtë i paguan Genoas janarin e kaluar 35 milionë euro për polakun, i cili  shënoi 30 gola në të gjitha garat gjatë sezonit të kaluar, por ka arritur vetëm 4 gola deri tani këtë sezon.

Kuqezinjtë gjithashtu kanë rimarrë Zlatan Ibrahimovicin dhe kjo mund të lejojë kalimin e Piatek tek klubi i Ligës Premier, i cili ka nevojë për një sulmues të ri.