Sipas raportimeve, Manchester City ka ofruar 62 milionë stërlina (70 milionë euro) për qendërmbrojtësin Jose Gimenez (1995) të refuzuara nga Atletico Madrid.

Skuadra e Pep Guardiolës ende mendohet të jetë në kërkim të një mbrojtësi tjetër të ri këtë verë pasi ka hequr dorë nga Kalidou Koulibaly (1991) i Napolit.

Por sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, përpjekja e tyre për uruguajanin Jose Gimenez u refuzua dhe përgjigja e klubit spanjoll ka qenë se nuk do ta shesin për më lirë se klauzola e lirimit prej 120 milionë eurosh (109 milionë stërlinash) në kontratën e tij, e cila ka ende 3 vite fuqi.