Rafael Nadal do t’i vuajë mundësitë që i humbi gjatë disfatës në katër sete, 6-7 (3-7) 6-7 (4-7) 6-4 6-7 (6-8), kundër Dominic Thiem, në çerekfinale të Australian Open pas katër orëve e dhjetë minutave.

Kjo disfatë i jep fund tentativës të Nadalit për t’ia barazuar Roger Federerit rekordin prej 20 titujve të Grand Slams në Australi dhe e përkeqëson rekordin e spanjollit kundër Thiemit në 9-5.

Thiem tani do të përballet me gjermanin Alexander Zverev në gjysmëfinalen e dytë të premten, pasi Zverev triumfoi kundër Stan Wawrinkës 1-6 6-3 6-4 6-2 në katër sete më herët.

Gjysmëfinalja e parë do të mbahet të enjten në Rod Lavers Arena dhe do të jetë takimi i 50-të në karrierë mes Roger Federerit dhe Novak Djokovicit.