Aleksander Zverev ka arritur për herë të parë në karrierë të kalojë në gjysmëfinale të një Grand Slami, pasi e mposhti Stan Wawrinkan në katër sete në Australian Open.

Tenisti gjerman, i radhitur i shtati, e mposhti tri-herë kampionin e Grand Slams në katër sete, 1-6 6-3 6-4 6-2. Në këtë ndeshje ai e humbi setin e tij të parë në Melburn këtë vit.

22-vjeçari do të përballet ose me Rafael Nadalin ose me Dominic Thiemin në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinalen tjetër, 20-herë kampioni i Grand Slams Roger Federer do të përballet me fituesin e edicionit të kaluar të Australian Open, Novak Djokovicin, të enjten.