Mario Balotelli ka rrëfyer se ka qenë shumë afër kalimit te Juventusi pas aventurës te Manchester City.

Sulmuesi i Brescias që rrallë jep intervista, kësaj radhe ka zgjedhur Instagramin ku së bashku me një mikë te tij, folur për shumë gjëra.

“Adriano Galliani më donte në Milan. Pas Manchester City, unë do të shkoja te Juve dhe isha në rregull me këtë, por më pas Galliani u fut në rrugë dhe kur dëgjova që Milani ishte i përfshirë, unë u shtanga. Siç e dini, unë jam një tifoz i Milanit, kështu që ndoqa zemrën time. Në atë kohë, Milani ishte i shtati apo i teti në tabelë, kështu që do të ishte më e zgjuar për mua të shkoja te Juventusi, por unë e kam Milanin në zemrën time.

Për të qenë i sinqertë, edhe Interin e dua. Juve do të kishte qenë një zgjedhje praktike dhe unë mendova për këtë, por më pas zgjodha me zemër”, ka thënë Balotelli