Tashmë është zgjedhur fanella e re e Barcelonës, dhe disa lojtarë tashmë kanë pozuar në uniformën e sezonit 2019-20. Konfirmimi vjen nga Mundo Deportivo: shiritat janë kthyer dhe shfaqet edhe ngjyra e verdhë te fanella e parë.
Konfirmohet që fanella e dytë ajo e transfertave do të jetë e zezë me shirita ari, një ngjyrë që shihet tashmë në sezonet 2011-12 dhe 2013-14. Ndërsa e treta do të jetë rozë, gjithashtu në këtë rast jo plotësisht e re, duke pasur parasysh që vitin e kaluar katalanasit përdorën një përzierje mes rozë dhe portokalli në fanellën e tretë.