Barcelona thuhet se është tërhequr nga gara për të nënshkruar me mesfushorin e Brescias, Sandro Tonali (2000).

Futbollisti italian është shënjestër e disa klubeve evropiane, sidomos atyre nga Serie A, ndërsa në javët e fundit është raportuar se edhe Blaugranët e duan nënshkrimin e tij.

Mundo Deportivo bën të ditur se interesimi i Barcës ka qenë i vërtetë, por çmimi prej 60 milionë eurosh që kërkon Brescia, konsiderohet shumë i lartë.

Talenti 19 vjeçar ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 5 asiste në 24 ndeshje të zhvilluara këtë sezon.