Juventusi dhe Barcelona thuhet se janë në bisedime për italianin Federico Bernardeschi (1994).
Zonja e Vjetër nuk ka besim më në mesfushorin sulmues dhe në verë po planifikon shitjen e tij.
Nuk është hera e parë që katalunasit interesohen për Bernardeschin, pasi edhe në verën e kaluar e në këtë janar tentuan transferimin e tij.
Sipas Tuttosport, Juventusi po kërkon mbrojtësin francez Samuel Umtitin (1993) dhe mesfushorin kroat Ivan Ratkitic (1988) në marrëveshje për ta lënë lojtarin të largohet.
Barcelona thuhet se do të lejojë largimin e dy lojtarëve, vetëm që t’i marrë shërbimet e Bernardeschit.