Mesfushori Yanguy Ndombele (1996) është tashmë një objektiv i klubit katalunas, Barcelona, e cila nisi negociatat për transferimin e tij.

Për ta lënë të lirë francezin të kalojë në Camp Nou, Tottenham ka kërkuar në shkëmbim mesfushorin Arthur Melo (1996), pasi ai pëlqehet nga trajneri Jose Mourinho .

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona nuk ka dëshirë të humbasë brazilianin Arthur, por ata mund të ndryshojnë mendim nëse Spurs pranojnë vetëm këtë opsion për të marrë francezin Ndombele.