Barcelona është në bisedime të avancuara mbi një lëvizje për yllin e Liverpoolit, Georginio Wijnaldum (1990), sipas raportimeve në Spanjë.

Holandezi ka më pak se një vit në kontratën e tij me Reds dhe mund të largohet në një transferim falas verën e ardhshme.

Raportimet spanjolle pretendojnë se holandezi ka rënë dakord për një marrëveshje për t’u bashkuar me ish-trajnerin e tij hollandez Ronald Koeman te Barcelona.

Sipas Sport, 29-vjeçari tani ka rënë dakord për një marrëveshje tre-vjeçare për t’u bashkuar me Barcelonën, që do të shpenzojë rreth 18 milionë stërlina (20 milionë euro) për ish-yllin e Newcastles.

Katalanasit thuhet se e shohin Wijnaldum si një zëvendësim për Ivan Rakitic, i cili u bashkua përsëri me Sevillan këtë javë.

Bosi i ri i Barcës, Ronald Koeman ndërtoi një marrëdhënie të mirë me Wijnaldum kur ai ishte menaxher i ekipit kombëtar hollandez.