Barcelona ka bërë një ofertë prej 80 milion eurosh për sulmuesin Wissam Ben Yedder (1990), e cila eshtë refuzuar nga Monaco, sipas FootMercato.

Sulmuesi 29-vjeçari i Francës me sa duket ka dalë si një zëvendësim i mundshëm për Luis Suarez, i cili mund të jetë jashtë për pjesën tjetër të sezonit me një dëmtim të gjurit.
Barcelona pretendohet se është takuar me përfaqësuesit e Monacos, por oferta e tyre e parë ishte refuzuar.
Ben Yedder ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, dhe Monaco nuk dëshiron ta humbasë atë.