Sipas Daily Mail Sport,  Juventusi dhe Barcelona kanë nisur bisedimet për shkëmbimin mes Federico Bernardeschit (1994) dhe Ivan Rakitic (1988).

Sa i përket këtij transferimi ka pasur zhvillime të reja, ku gazetari i Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio, shkruan se Barcelona ka ofruar 10 milion euro plus teserën e Ivan Rakitic për Federico Bernardeschin.

Kjo ofertë është refuzuar nga Juventusi, pasi Bianconerët duan të paktën 20 milionë euro plus Rakitic për të liruar italianin Bernardeschi, icili  nuk po kalon moment të mirë nën drejtimin e Maurizio Sarrit.