Një vit pasi ka dhënë dorëheqjen publikisht si kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha rezulton të jetë ende ligjërisht në drejtim të kësaj force politike.

Grupi i Alibeajt ka depozituar sot një kërkesë në KQZ për të regjistruar PD-në zgjedhjet e 14 majit.

Pjesë e dosjes është një letër e Lulzim Bashës, i cili në cilësinë e kryetarit të PD-së autorizon nënkryetarin Enkelejd Alibeaj dhe sekretarin e përgjithshëm, Gazmend Bardhi të përfaqësojnë këtë forcë politike.

Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore të 2023, sipas datës së caktuar nga Dekreti i Presidentit të Republikës, në përmbushje të kompetencave të kryetarit të Partisë, autorizoj ushtrimin e tyre nga nënkryetari i Partisë Enkelejd Alibeaj dhe/ose Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe/ose Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore Indrit Sefa…”, thuhet në letrën që është dërguar në KQZ.

Drejtimi nga Lulzim Basha provohet edhe nga një Gjykata e Tiranës në 1 mars 2023 e cila ka vërtetuar që ai është kryetar i PD-së.