Ne oret e mesdites, Bashkia Elbasan ka dizinfektuar zonen dhe dyqanin e personit te prekur me koronavirus. Kjo eshte familja e 4-t dhe personi i 9-te i infektuar ne Elbasan.
Bashkia Elbasan ka publikuar fotot gjate dizinfektimit dhe ka dhene mesazhin e meposhtem:
Dezinfektimi i qytetit është një proces i përditshëm i cili synon parandalimin e përhapjes së covid 19, por identifikimi i vatrës së katërt të infektimit në qytet rrit marrjen e masave në zonat e prekura.
Qytetarë vazhdoni të respektoni rregullat e vendosura, evitoni daljet pa motiv, ruani higjienën personale, rastet po shtohen, kjo duhet të na ndërgjegjësojë më tepër.