Nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, Bashkia Elbasan në bashkëpunim me Zyrën e SZHPAS, organizuan kampionatin e futbollit mes ekipeve të institucioneve të ndryshme në Elbasan.
Kampionati zhvillohet prej një muaji dhe gjatë ndeshjeve eleminatore kanë spikatur takime shumë të bukura me grimtë sportive dhe rivalitet.
Të gjitha institucionet e vlerësuan aktivitetin dhe u prezantuan me ekipe dinjitoze.
Në gjysmë finale Bashkia mundi Kishën Katolike me rezultatin 3 me 2. Ndërsa në gjysmë finalen tjetër Myftinia mundi me rezultatin 2 me 1 DAR. Pra në finale do të takohen Bashkia Elbasan dhe Myftinia.
Ndeshja finale do të zhvillohet të mërkurën në orën 18.00 në kompleksin Ajek.
Ky eveniment i veçantë sportiv është produkt i punës së palodhur i zyrës së posaçme në bashki dhe nënkryetarit të Bashkisë Artim Kovaçi.
Në finale do të jetë i pranishëm Kryetari i Bashkisë z. Gledian Llatja i cili do ti dorëzojë kupën ekipit fitues.
Finalja po pritet me mjaft interes.