E ardhmja e Mason Mount (1999) është tashmë mjaft e përfolur përpara afatit kalimtar të verës. Për shkak të blerjeve të shumta të Blues kohët e dundit ai po gjen shumë pak minuta në fushën e blertë.
Mesfushori anglez nuk është ende afër marrëveshjes për një kontratë të re në Chelsea, të cilit iu bashkua në moshën 6-vjeçare dhe dyshimi po rritet se ky do të jetë sezoni i tij i fundit në Stamford Bridge.
Liverpool kryeson listën e kërkuesve nga elita e futbollit anglez, pavarësisht se ai pëlqehet edhe nga Manchester City dhe Manchester United.
Ish-trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel, i sapocaktuar si trajner i Bayern Munichut, gjithashtu e vlerëson anglezin dhe e dëshiron në skuadrën e tij.
Megjithatë, për të shitur shërbimet e yllit anglez, Chelsea kërkon të paktën 70 milionë stërlina (79 milionë euro), duke marrë parasysh kualitetin e tij dhe moshën e tij të re.
Mbetet të shihet nëse do të ndryshojë ambient gjatë verë Mason Mount, apo do të qëndrojë te klubi i fëmijërisë.