Bayern Munchen ka fituar si mysafir i Borussia Dormundit me rezultat 1-0 për të mbetur kryesues me 7 pikë epërsi ndaj ndjekësve.

Erling Haaland kishte rast të mirë në fillim të takimit, ndërsa pas tij edhe Raphael Guerreiro, por që nuk arritën të jenë të saktë.

Gnarby u kundërpërgjigj me një rast, por as ai nuk ishte i saktë.

Kur pritej që pjesa e parë të mbyllej në skenë doli Joshua Kimmich që shënoi një gol shumë të bukur me parabolë, pasi Roman Burki kishte lëshuar paksa portën në minutën e 43-të.

Leon Goretzka e nisi pjesën e dytë me një rast të rrezikshëm, ndërsa në anën tjetër ishte Haaland që rrezikoi në minutën e 59-të.

Deri në fund Dahoud rrezikoi bukur, por edhe më bukur priti Manuel Neuer.
Me këtë fitore Bayern Munchen arriti në kuotën e 64 pikëve, ndërsa Dortmund me 57 pikë mbetet në pjesën e dytë.