Bayern Munchen ka vendosur të mbajë mbrojtësin e djathtë francez Benjamin Pavard (1996).

Burimi i këtij lajmi është Florian Plettenberg, gazetar prestigjioz i SkySportDE.

Mbrëmjen e sotme përpara ndeshjes me Werder Bremen, drejtuesit zikaltër kishin ofruar tarifë fikse 25 milionë euro plus bonuse deri në 10 milionë euro.

Drejtuesit e Bayern kishin kërkuar tarifën fikse 40 milionë euro ndërsa bonuset mund të diskutoheshin.

Interi priste një përgjigje nga klubi bavarez që ka qenë negative.

Klubi gjerman ka nxjerrë në shitje mbrojtësin e djathtë kroat Josip Stanisic  (2000) për të cilin ka negociata me Eintracht Frankfurt dhe Bayer Leverkusen.

Interi ndërkohë kishte arritur marrëveshjen me Pavard për pagë neto 4 milionë euro, më e lartë se ajo që fiton aktualisht prej 2.7 milionë eurosh ( 5 milionë euro bruto).