Me Pavard tani një hap larg veshjes së fanellës së Interit, Bayern Munich ka nevojë për një përforcim për pjesën e pasme. Drejtuesit gjermanë sigurisht nuk qëndruan të , pasi tashmë kishin identifikuar lojtarin e duhur për të zëvendësuar francezin. Siç raportohet nga Tageszeitung është holandezi Lutsharel Geertruida (2000), aktualisht te Feyenoord.
Për momentin ka vetëm kontakte, por jo negociata reale. Për të lënë lojtarin të largohet, klubi holandez kërkon 30 milionë euro. Ndaj duket se në fatin e Geertruida-s është Bundesliga, i cili ishte afër veshjes së fanellës së Leipzig gjatë verës.