Bayern Munich vazhdon të dobësojë Borussian e Dortmundit duke ia marrë futbollistët më të mirë.

Verdhezinjtë mund të mbetet pa anësorin e djathtë, Achraf Hakimi (1998) i cili është në huazim nga Real Madridi.

Sipas Marcas bavarezët kanë filluar kontaktet me Realin rreth të ardhmes së dutbollistit të lindur në Spanje por që luan me kombetaren marokene për shkak të origjinës së tij.

Real Madridi nuk do ta mbajë në Santiago Bernabeu anësorin, dhe kërkon rreth 45 milionë euro për ta lënë të lirë.