Anësori sulmues Cengiz Under (1997) pritet të kalojë gjatë sezonit të transferimeve të janarit te Bayern Munichu.

Turku e ka humbur vendin e titullarit te Roma, pasi trajneri Fonseca preferon si anësorë Zaniolon dhe Kluivertin dhe prandaj ai kërkon largimin nga Roma.

Bayern Munich prej kohësh e ndjek lojtarin dhe sipas Bild Sport dy klubet kanë filluar bisedimet për transferimin e Underit në Munich.

Besohet se Bayern Munchen do të paguajë rreth 40 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e përfaqësuesit turk.